Një qytetar ka lajmëruar policinë pasi që ka gjetur bimë të kanabisit të mbjella në arën e tij.
Rasti ka ndodhur në Komunën e Vushtrrisë, më saktësisht në fshatin Karaçë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në arën e tij janë mbjellë bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Me vendim të prokurorit, 82 bimët do të shkulën dhe do të shkatërrohen në vendin e ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Bazuar në raportin 24-orësh të policisë, rasti është ende duke u hetuar.