Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar pesë raste të reja me koronavirus, ndërsa nuk është raportuar për ndonjë të vdekur si pasojë e COVID-19.
Rastet pozitive janë nga testimi i 1493 mostrave. Katër raste pozitive janë regjistruar në Mitrovicë e një në Fushë-Kosovë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 94 persona.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 107.578 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 2250 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 104.894, ndërsa janë 345 raste aktive.