Vaksinohen 99 mijë qytetarë ndaj COVID-19, javën tjetër nis vaksinimi masiv euro

Janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vaksinimi masiv që pritet të nis nga 15 qershori në vend, kështu bëri të ditur Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi.

“Për procesin e vaksinimit në masë, nga 15 qershor fillon në nivel vendi, të gjitha masat janë ndërmarrë. Ekipet mjekësore janë krijuar edhe infrastruktura është e gatshme dhe këtë pjesë nuk do ta kemi sfiduese”.

Bardhi mes tjerash bëri të ditur se deri tani kanë arritur të vaksionohen 99 mijë qytetarë.

“Aktualisht deri në këto qaste janë vaksinuar 250 persona në sallën ‘1 Tetori’, përderisa  nëse flasim në nivel vendi deri më tani kemi mbi 650 vaksina të dhëna, por numri total deri tani ne kemi arritur në 99 mijë vaksina të aplikuara në nivel vendi”.

Bardhi tha se nuk dihet kur do të fillojë vaksinimi për personat nën moshën 65 vjeçare, pasi që tha varet nga rekomandimet e komitetit.

“Ajo varet nga komenti kur del rekomandimi dhe pritet shumë shpejt pasi që e dini se nga data 15 qershor fillon vaksinimi masiv”.

Kujtojmë se vaksinimi ndaj COVID-19 në vend ka nisur në fund të muajit mars.