Robert Lewandowski mund të largohet gjatë kësaj vere nga Bayern Munichu.
Sulmuesi polak e ka lënë mundësinë e hapur që të largohet nga kampioni gjerman. Por vendimin për të ardhmen e tij sulmuesi do ta marrë pas Kampionatit Evropian.
Lewandowski ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2023, por lojtari thuhet se dëshiron një aventurë të re.
Interesim për 32-vjeçarin ka shprehur Real Madridi. Klubi spanjoll e sheh Lewandowskin si përforcim ideal për sezonin e ri.
Sulmuesi polak sezonin që shkoi me Bayernin në të gjitha garat shënoi 48 gola dhe bëri nëntë asistime.