Nis rrenimi i ish-Gjykatës Komuale në Vushtrri

Sivjet Vushtrria pritet të bëhet me sheshin e Pavarësisë.

Ky shesh pritet që të ndërtohet në vendin ku aktualisht është objekti i ish Gjykatës Komuale të Vushtrrisë.

Muaj më parë, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri pati kërkuar nga Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë dhe Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, në bashkëpunim dhe koordinim të përbashkët që të përcaktojnë një lokacion për ndërtim e këtij sheshi.

Të dyja drejtoritë pas shqyrtimit të kërkesës në fjalë vlerësuan se lokacioni më i përshtatshëm për ndërtimin e këtij sheshi ishte në parcelën e propozuar pra në parcelën kadastrale P-702020l6-00l29-0, në sipërfaqe prej 473 m2, Zona Kadastrale Vushtrri, pronë e PSH Gjykata Komunale.

Më pas Kuvendi Komunal i Vushtrrisë me shumicë votash e aprovoi këtë propozim-vendim.

Kompania N.N SH “12 Vëllezërit” nga Kçiqi i Madh që ka fituar tenderin për rrënimin e Gjykatës sot ka nisur punimet.