Dy persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa nga 2.816 testime, 58 kanë rezultuar pozitivë.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 156 qytetarë.
Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Prizren 1 rast (86 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 107.178 raste nga 585.613 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.239 raste të vdekjes.