Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë pasditen e somte në një konferencë për shtyp, pas vendimit të SHBA-ve për të shpallur non-grata atë dhe familjen e tij.
Në fjalën e tij Berisha është shprehur se ka ngritur padi ndaj zotit Blinken në një vend neutral si Franca për shpifje.
“Për arsye tërësisht të panjohur për mua, zoti Antony Blinken ka publikuar dje pa asnjë paralajëmrim në mënyrë të papritur dhe shpifëse vlerësime të gënjeshtërta të personalitetit tim. Që kur kam filluar jetën time politike, unë ju garantoj se që kur kam prekur rrogën e parë në borderotë e shtetit dhe deri ditën e djeshme nuk ka njeri në Shqipëri apo në botë që mund të thotë se unë jam apo kam qenë i komplikuar në një aferë të çfarëdoshme korruptive. Kam udhëzuar avokatin tim në një vend neutral si Franca të ngrejë padi direkte për gjykatën konvencionale të Parisit për shpifje publike”, tha Berisha.
Kujtojmë që një ditë më parë DASH nëpërmjet sekretarit Antony Blinken e ka shpallur familjen Berisha non-grata, nën pretendimin e korrupsionit me fondet publike në interes së përfitimeve personale.