Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann, raportohet se mund të përfundojë duke e zëvendësuar Cristiano Ronaldon në Juventus këtë verë.
Football Italia raporton se Blaugrana po kërkon të bëjë revolucion në skuadër këtë afat kalimtar dhe një nga lojtarët që presidenti i klubit Joan Laporta dëshiron të shesë është francezi.
Pretendohet se Juventusi është një destinacion i mundshëm për ish-sulmuesin e Atletico Madrid, veçanërisht nëse Ronaldo do të largohet.
Raportet sugjerojnë që portugezi po planifikon të lëvizë këtë verë, por një vend në Champions League mund të jetë vendimtar si për të, ashtu edhe për Griezmann-in.
Griezmann ka një kontratë deri në qershor 2024 me Blaugrana, raporti pretendon se “Zonja e Vjetër” mund të kërkojë një marrëveshje huazimi dhe të paguajë pagën e plotë, por thekson se nuk është e qartë nëse Griezmann do të ishte i hapur për t’u larguar nga Camp Nou.