Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, tha se është e domosdoshme që të anulohet vendimi i Qeverisë sa i përket skemave sociale.
Ai tha se vendimi për mos vazhdim të shtesës prej 30 euro është mos njohje e kontributit të pensionistëve.
“Vendimi i qeverisë për shtesat dhe skemat pensionale, zyrtarët policorë është një nga vendimet e para më skandaloze. Vendimi për mos vazhdimin e shtesës prej 30 euro është një mos njohje e kontributit jetësor të pe sionistëve tanë, është e domosdoshme që ky vendim të anulohet”, tha Tahiri.