Që nga shkurti i vitit të kaluar kur në Kosovë nisën testimet për COVID-19, e deri më tash, janë kryer 579 mijë e 663 teste PCR, prej të cilave, 107 mijë e 65 kanë rezultuar pozitive.
Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, 2 mijë e 235 prej tyre kanë ndërruar jetë, ndërsa 100 mijë e 612 janë shëruar.
Kësisoj, numri i rasteve aktive në vend ka mbetur 4 mijë e 218.
Ndërkohë, koordinatori i Qendrës së Vaksinimit, Niman Bardhi, ka bërë të ditur se deri sot mbi 51 mijë qytetarë kanë marrë vaksinën antiCOVID.