Kryeministri Albin Kurti sot do të marrë pjesë në darkën tradicionale me liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel.
Para kësaj darke Kurti ka zhvilluar një takim me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Lajçak tha se u diskutua në lidhje me hapat e ardhshëm që do të ndërmirren në dialog.
“Në margjinat e ngjarjes joformale të Ballkanit Perëndimor sot, unë isha i lumtur që u takova me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për të vazhduar diskutimet tona në lidhje me hapat e ardhshëm në dialog”, shkroi Lajçak.