Reperi i njohur shqiptar, Capital T, është një ndër artistët më të dashur për publikun.
I rrethuar nga një numër i madh fansash, jeta e tij private ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes.
Capital T shumë herë është përfolur për një romancë të mundshme me modelen, Adrola Dushi.
Edhe pse nuk ka pasur konfirmim nga ana e dyshës, Capital T përsëri mori vëmendjen me deklaratën e fundit “Në kurthin e Piter Pan”.
“Në fakt, kështu më kanë thënë, edhe një vit kohë, por unë them që ata kanë kohën e tyre, unë kam kohën time. Një vit apo një vit e gjysmë, drejt asaj rruge po shkojmë”, tha reperi teksa shoi se zemrën ia kanë rrëmbyer dhe se është rrugës për ta konsoliduar lidhjen e dashurisë.