Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti ka reaguar në Facebook pas kapjes së 400 kilogramëve drogë në komunën që ai udhëheq.
“Në Lipjan është e lehtë të bësh jetë, por nuk është e lehtë të kalosh transit”, ka shkruar Ahmeti.
Ai ka përgëzuar Policinë e Kosovës dhe pjesëmarrësit e tjerë në aksion.