Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 106.939 raste nga 571.317 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.226 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 196 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.824 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.889.
Ndryshe, në vend po vazhdon procesi i vaksinimit antiCOVID-19 për personat mbi moshën 65 vjeç.