Në kuadër të punëtorisë “Up Shift”, projekt ky i përkrahur nga “IPKO Foundation” dhe “Unicef Kosovo Programme”, të miturit e vendosur në Qendrën Edukative Korrektuese në Lipjan kanë filluar prodhimin e Kokërr Shilteve (bean bags).
Fillimisht, të miturit me ndihmën e trajnerit profesional dhe stafit të qendrës do të prodhojnë Kokërr Shilte për nevojat e QEKL-së, ndërsa me qëllim të krijimit të hapësirave rekreative do të prodhohen kokërr shilte edhe për institucionet tjera korrektuese.
Ky aktivitet po i ndihmon të miturit për zhvillimin e njohurive të tyre në lëmin e rrobaqepësisë dhe ndikon fuqishëm në rritjen e motivit të tyre për punë në dobi të përgjithshme.
Risocializimi dhe rinegrimi i të miturve, të cilët janë në konflikt me ligjin po bëhet më i suksesshëm falë bashkëpunimit dhe ndërveprimit të të gjitha mekanizmave institucionale dhe OJQ- ve.