Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda të shkaktuara pas goditjes nga vetura.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.
Kështu bëri të ditur për klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha se në aksident ishin të përfshira dy automjete dhe një këmbësor.
“Sot rreth orës 19:30, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur”.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe një këmbësor. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe i njëjti, ka ndërruar jetë. Njësiti i hetimeve të trafikut rrugor janë duke punuar në ndriqimin e rrethanave të këtij aksidenti”.