Yjet e estradës shqiptare, Ghetto Geasy, Majk dhe Ermal Fejzullahu kanë prezantuar sot projektin e ri muzikor.
“Para para” mban titullin kënga e re e artistëve, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.
Tekstin e kanë shkruar Geasy dhe Majk, kurse për muzikën dhe producimin është përkujdesur BigDeal Records. Ko
Projekti është pjesë e albumit të ri të reperëve të titulluar “Vaksina”, nga i cili kanë sjell vetëm një këngë.
Këngën po ashtu mund ta shikoni të plotë në kanalin zyrtar të Babastars në platformën YouTube.
Përkundër zhanrit të kundërt me Ermalin, të tre artistët vijnë me një interpretim e performancë të mrekullueshme.
Ky njëherësh është bashkëpunimi i parë i tyre, i cili ishte realizuar para disa muajsh por që u shty për shkak të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.