Plagoset një person në Prishtinë, policia në kërkim të autorit

Një person është plagosur nga arma e zjarrit në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati”, rreth orës 18:20.

Kështu bëri të ditur për klankosova.tv, Flora Ahmeti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se policia e ka identifikuar një person si të dyshuar dhe është në kërkim të tij.

“Rreth orës 18:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka identifikuar një person të dyshuar lidhur me rastin në fjalë dhe i njëjti është në kërkim”.