3 të vdekur dhe 49 raste të reja me koronavirus

Tre persona kanë vdekur dhe 49 raste me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, derisa bëhet e ditur se janë kryer 1.494 teste.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (88, 68 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106.538 raste nga 557.859 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.213 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 346 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 98.223 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.102.