Mundësitë që finalja e Ligës së Kampionëve të mbahet në Wembley janë të mëdha.
Qeveria angleze ka 24 deri 48 orë kohë për të bindur UEFA-n që të ndryshojë ndeshjen angleze midis Chelsea dhe Manchester City nga Stadiumi Olimpik Ataturk, me vendet e tjera që janë ende në garë, raporton Evening Standart.
Shtëpia e futbollit evropian po kërkon garanci për një numër çështjesh, duke përfshirë situatën me COVID-19.
UEFA është e hapur për të zhvendosur ndeshjen, pasi Turqia u vendos në listën e kuqe të Britanisë së Madhe të premten, për shkak të një rritje të rasteve të koronavirusit.