Së fundmi në aplikacionin TikTok qarkullon një recetë e re dhe shumë e thjeshtë, vezë me pesto, e cila u bë direkt virale në internet.
Menjëherë përdoruesit e aplikacionit filluan të eksperimentojnë në kuzhinë, duke kombinuar vezët e skuqura me salcën italiane. Ajo që ka bërë virale recetat e TikTok-ut është mënyra praktike e gatimit dhe koha e pakët që kërkon realizimi i recetës.
Risia që sjell kjo recetë është e thjesht, vaji zëvendësohet nga pesto. Pra skuqini vezët me salcën italiane, pesto, dhe jo me vaj.
Rezultati nuk ka për t’iu zhgënjyer. Provojeni dhe ju.