Drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Sami Mazreku ka mbajtur takim me Drejtorin Ekzekutiv të Byrosë Nacionale të Sigurimeve të Malit të Zi, Boris Saban, përmes platformës zoom.
Në takim, është diskutuar për mundësitë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet të dy Byrove respektive, për njohjen reciproke të certifikatave të sigurimit të vlefshme për të dyja vendet.
Byroja Kosovare e Sigurimit dhe anëtarët e saj janë duke bërë përpjekje intensive për të arritur nënshkrimin e memorandumit në fjalë, ashtu që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë mundësi që gjatë hyrjes në territorin e Republikës së Malit të Zi, të mos paguajnë sigurimet kufitare për mbulimin e përgjegjësisë motorike dhe anasjelltas që qytetarët e Republikës së Malit të Zi të kenë mundësi që gjatë hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës, të mos paguajnë sigurimet kufitare për mbulimin e përgjegjësisë motorike për dëmet e shkaktuara ndaj palëve të treta. Poashtu, diskutimi përfshin edhe rregullimin e modaliteteve të tjera teknike të cilat mundësojnë funksionimin sa më efikas të memorandumit me qëllim përfundimtar pagesën në kohë të dëmeve të shkaktuara.
Memorandumi i Mirëkuptimit synohet të hyjë në fuqi para fillimit të sezonit veror, në pjesën e parë të muajit Qershor 2021 për të cilën do të njoftoheni me kohë.