Vendimi i gjashtë skuadrave të Premierligës për të marrë pjesë në Superligën e Europës, ka bërë që sot të mbledhjen 14 ekipet tjera të Premierligës të cilat kanë diskutuar situatën e krijuar, shkruan Demokracia.com.
Ekipet e Premierligës u mblodhën për të diskutuar për Superligën Evropiane, ndërsa gjashtë ekipet pjesëmarrëse nga Anglia. Manchester City, Liverpooli, Arsenali, Manchester Unitedi, Tottenhami dhe Chelsea nuk u ftuan.
Aty u mor vendim unanimisht që të kundërshtohet ajo ligë dhe të veprohet për parandalimin e saj.
“14 klubet në takim unanimisht dhe fuqishëm hodhën poshtë planet për garën. Premier League po shqyrton të gjitha veprimet në dispozicion për të parandaluar përparimin e saj ”, thuhet në komunikatë.