Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Sllatinë.
Aksidenti ka ndodhur mes tri automjeteve ku si pasojë kanë mbetur dy persona të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic”zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Rreth orës 14:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (në fshatin Sllatinë). Njësitet policore kanë dalë në vend-ngjarje, nga aty raportojnë për një aksident në mes tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit, deri në këto momente, janë paraqitur dy persona të lënduar. Policia është duke u marrë me matjet dhe këqyrjen e vend-ngjarjes” tha Krasniqi.