Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, Pacolli: Jam krenar me këtë vepër që do bëjmë për popullin tim

Sot u nënshkrua kontrata për Aeroportin e Vlorës, që do të ndërtohet nga konsorciumi pjesë e të cilit është edhe politikani Behgjet Pacolli.

Biznesmeni Pacolli dhe kompania e tij, Mabetex Group do të ndërtojnë aeroportin e Vlorës në bashkëpunim me kompaninë Yda Group.

Ky bashkim i dy kompanive të regjistruara në Zvicër janë shpallur më 5 mars fituese nga kompania shqiptare dhe do të investojnë një vlerë prej 104 milionë euro për ndërtimin e këtij aeroporti.

“Vlora është një rast jashtëzakonisht i mirë, për mua dhe partnerët e mi. Do të jemi krenar me këtë vepër që do bëjmë, në vendin ku më rëndon koka, që këtë e bëj për popullin tim dhe me njerëzit që kanë kontribuar për një Shqipëri evropiane. Ne do ia dalim, dhe nuk mbete asgjë tjetër veçse të nisim punën”, tha Pacolli.