Numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 12.285.
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 277 raste pozitive nga gjithsej 2.047 mostra të testuara.
Në ditën e fundit janë raportuar edhe 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 2.086.
Numri total i rasteve pozitive është 101.794 raste nga 502.159 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 411 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 87.423 raste.