Borussia Dortmund nuk do të jetë pjesë e Superligës Evropiane

Borussia Dortmund ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e Superligës Evropiane dhe do të ndjekë planin e hartuar nga UEFA.

Borussia Dortmundi nuk do të jetë pjesë e Superligës Evropiane, transmeton lajmi.net.

Këtë e ka konfirmuar Drejtori i Përgjithshëm i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke.

Watzke deklaroi se klubi do të ndjekë reformën që po bëhet nga UEFA dhe nuk ka plan të jetë pjesë e Superligës.

“Klubi dëshiron të implementojë reformat e planifikuara për Ligën e Kampionëve. Planet për të marrë pjesë në një Superligë janë refuzuar”, deklaroi Hans-Joachim Watzke.