Sara Hoxha ka disa muaj që ka lindur vajzën e saj Poem Blu, nga e cila ndan momente të ndryshme me ndjekësit e saj në rrjete sociale. Në çdo moment ajo është aktive në rrjet duke na përditësuar me rutinën e çdo dite me vajzën e saj, përkujdesjen dhe përkëdheljet.
Së fundmi Sara është pyetur nga ndjekës kurioz për kilogramët që i kanë mbetur pas lindjes. Sara nuk ka hezituar të përgjigjet, 71 kilogramë, duke na treguar se edhe yjeve të Instagramit iu mbeten kilogramët e pas lindjes.