BE do të marrë me një çmim më të lartë vaksinat Pfizer, si pjesë e një kontrate të re për vitin 2022. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri bullgar, Bojko Borisov.
Vaksina Pfizer kushtonte 12 euro, por tashmë BE për 2022 dhe 2023 do të nënshkruajë kontrata për 900 milionë doza vaksinash me çmimin 19.5 euro”,zbuloi Borisov.
BE ka thënë që informacioni mbi çmimet dhe kontratat është konfidencial, por një zyrtar i Komisionit ka konfirmuar se BE po përfundon kontrata për të mbajtur 2 miliardë vaksina në stok gjatë dy viteve të ardhshme.
Sipas Kryeministrit të Bullgarisë “tani ne kemi më shumë frikë nga versioni francez i covid-it. Do të ketë më shumë variacione sepse 19,50 euro për 900 milionë doza do të kushtojnë gati 18 miliardë euro në total”, tha ai, duke shtuar se ekspertët duhet të lënë mënjanë më shumë para për vaksinat e ardhshme, shkruajnë mediat e huaja.