20 klubet me vlerën më të madhe në futboll

Barcelona e re “harron” humbjen “e rëndë” në “El Clasicon” e fundit duke “shkurorëzuar” Realin e Madridit nga maja e 20 klubeve më të vlefshme në botë.

Renditja e hartuar nga Forbes i vlerëson “blaugranat” me një vlerë prej 4.76 miliardë dollarë. Në vendin e dytë janë pikërisht “Los Blancos” që vlerëson si klub 4.75 miliardë dollarë, pra me një diferencë shumë të vogël me Barcelonën. Në podium, në shkallën më të ulët, është Bayerni i Mynihut me një vlerë 4.215 miliardë dollarë.

Njëzet klubet me më shumë vlerë kanë pësuar një rritje prej 30% krahasuar me renditjen e fundit të botuar dy vjet më parë, pavarësisht një rënieje të xhiros mesatare prej 9.6%.

Klubi i parë italian në renditje është Juventusi, por i njëmbëdhjeti në renditjen e përgjithshme me vlerë 1.95 miliard, me një rritje prej 29% krahasuar me dy sezone më parë. Pak më poshtë Interi, i 14-ti, me 743 milionë, (+11%) dhe Milani, i 16-ti me 559 milionë (-4%), i cili i paraprin Romës së vendit të 17-të me vlerë 548 milionë (-12%).

20 klubet me vlerën më të madhe

Barcelona – 4,76 miliardë
Real Madrid – 4,75 miliardë
Bayern Mynih – 4,215 miliardë
Manchester United – 4,2 miliardë
Liverpool – 4,1 miliardë
Manchester City – 4 miliardë
Chelsea – 3,2 miliardë
Arsenal – 2,8 miliardë
PSG – 2,5 miliardë
Tottenham – 2,3 miliardë
Juventus – 1,95 miliardë
Borussia Dortmund – 1,9 miliardë
Atletico Madrid – 1 miliard
Inter – 743 milionë
Everton – 658 milionë
Milan – 559 milionë
Roma – 548 milionë
West Ham – 508 milionë
Leicester – 455 milionë
Ajax – 413 milionë