12 raste të vdekjeve me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 12 persona ndërkaq janë shënuar 529 raste të reja si pasojë e COVID-19.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (85, 62, 57 vjeç), Vushtrri 3 raste (79, 71, 68 vjeç), Drenas 1 rast (66 vjeç), Ferizaj 1 rast (63 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Kamenicë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (68 vjeç), Rahovec 1 rast (61 vjeç)”.

Numri total i rasteve pozitive është 97.996 raste nga 475.417 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.988 raste të vdekjes.