Nëntë persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (80, 79, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (80 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Lipjan 1 rast (81 vjeç), Rahovec 1 rast (48 vjeç), Shtime 1 rast (81 vjeç), Vushtrri 1 rast (58 vjeç).
Ndërkaq, nga gjithsej 4.351 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren rezultuan 571 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 97.467 raste nga 471.004 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.976 raste të vdekjes.