Në Kosovë 96 mijë e 896 persona u infektuan me koronavirus, që nga 13 marsi 2020 kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive me SARS CoV2.
Nga ky virus u shëruan 80 mijë e 834 të tjerë, mirëpo janë 1 mijë e 967 qytetarë që kanë vdekur si pasojë e infektimit me virusin korona.
Aktualisht në vend janë 14 mijë e 095 raste aktive me COVID-19.
Ndërsa Prishtina vazhdon të prijë me numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus.
Në të dhënat e fundit të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), raportohet për 217raste të reja me COVID-19 në Prishtinë.
“Numri total i rasteve pozitive është 96.896 raste nga 466.653 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.967 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 702 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 80.834 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.095”, thuhet në njoftimin e sotëm të IKSHPK-së.