Rukiqi thotë se është refuzuar ftesa për vaksinimin e biznesmenve kundër COVID-19 në Beograd


Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka njoftuar se kanë refuzuar një ftesë nga Oda Ekonomike e Serbisë që ndërmarrësit nga Ballkani Perëndimor të vakisinohen në Beograd me vaksinën anti-COVID të AstraZenecas.

Rukiqi ka thënë se Oda Ekonomike e Serbisë ka bërë thirrje për vaksinimin e ndërmarrësve nga i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor, në Beograd, pasi që i kanë siguruar 10 mijë vaksina nga AstraZeneca.

“Sot Oda Ekonomike e Serbisë, ka bërë një thirrje për vaksinimin e ndërmarrësve gna i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor, në Beograd, pasi që i kanë siguruar 10 mijë vaksina nga AstraZeneca. Si Odë Ekonomike e Kosovës kemi refuzuar këtë thirrje për arsye parimore. Ky rast dhe progresi që kanë vendet e rajonit me vaksinim, janë edhe një alarm shtesë për të gjithë, që të angazhohemi fuqishëm në sigurimin e vaksinës. Bizneset tona janë të gatshme të përkrahin institucionet e vendit, në këtë proces dhe në procese tjera që na ndihmojnë t’i japim fund krizës shëndetësore”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.