Morena tregon se ka blerë rreth 35 mijë euro një palë atlete ‘Leandro Lopes’

Këngëtarja shqiptare, Morena Taraku, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo numëron mbi një milion njerëz, gjersa nuk heziton të publikojë imazhe e video të ndryshme nga përditshmëria.

Siç tashmë shquhet për luksin e madh, 27 vjeçarja ka ndarë një postim në Instagram ku tregon se ka blerë një palë atlete që kushtojnë 34 mijë euro.

Morena Taraku (Foto: Instagram)

Në bazë të postimit të ndarë, atletet janë të markës ‘Leandro Lopez’ dhe kushtojnë hiç më pak se 34,900 euro.

“Po 34.000 euro këpucë?”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë, reagimet e miqve dhe ndjekësve në hapësirën për komente ishin të shumta.

Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që Taraku shfaqet e tillë pasi thuajse të gjitha brendet e famshme gjenden në garderobën e saj.