Kush e ka trurin më aktiv, femrat apo meshkujt?

Truri i femrave është dukshëm më aktiv në shumë regjione sesa truri i meshkujve – të paktën kështu thonë hulumtimet.

Këto hulumtime ndoshta mund të ndihmojnë ta shpjegojnë faktin se përse shumë femra janë më të prira të vuajnë nga ankthi, depresioni, pagjumësia dhe çrregullimet e ushqimit, transmeton Telegrafi.

Studimi është kryer nga shkencëtarët e klinikës “Amen” në Kaliforni, ndërkaq ka krahasuar 46,000 skanime të trurit nga nëntë klinika dhe i ka analizuar dallimet mes trurit të mashkullit dhe të femrës.

Kështu, shkencëtarët zbuluan se femrat janë më të prira të diagnostikohen me sëmundjen e Alzheimerit, me depresion, çrregullime të ankthit, etj.

Por, meshkujt kanë shkallë më të lartë të ADHD-së dhe çrregullimeve tjera të ngjashme.

Përveç këtyre, studimi, i cili ishte publikuar edhe në revistën ‘Journal of Alzheimer’s Disease’, ka zbuluar se truri i femrave është dukshëm më aktiv në shumë zona sesa ai i meshkujve, e posaçërisht në korteksin parafrontal i cili përfshihet në përqendrim, kontroll impulsiv, etj.

Femrat gjithashtu kanë qarkullim më të madh të gjakut në korteksin parafrontal, gjë e cila mund ta shpjegojë faktin se përse femrat kanë tendenca të jenë më të forta në aspektet e mëshirës, intuitës, bashkëpunimit, etj.