FC Prishtina goditet financiarisht nga ish-trajneri i saj

Trajneri nga Shqipëria , Mirel Josa ka fituar kontestin gjyqësorë në FIFA ndaj Prishtinës.


Josa ka poseduar kontratë tre vjeçare me ekipin nga kryeqyteti, por pas dy vitesh, saktësisht në shtator të vitit 2019, atë e kishin shkarkuar nga detyra.

Kryesia e Prishtinës nuk kishte paguar detyrimin financiar për periudhën e mbetur të kontratës dhe Josa e ka dërguar rastin në gjykatë

Skuadra më e trofeshme në Kosovë, duhet t’i paguaj 45 mijë euro Josës, 17 mijë euro nga pagat e pa paguara, dhe pjesa tjetër si dënim nga FIFA për mos respektim të kontratës.