Kim Kardashian pozon për koleksionin e ri të markës “KKW Beauty”

Blogerja e njohur ka pozuar për koleksionin e ri.

40 vjeçarja tregoi figurën e saj në veshje me ngjyrë të gjelbër derisa tregoi edhe nga pasuritë trupore, transmeton lajmi.net.

E ulur në një kolltuk me të njëjtën ngjyrë, Kim Kardashian mori poza para kamerës duke i dhënë vëmendje dukjes së saj.

Derisa sytë ishin nga bukuroshja, ajo e kompletoi dukjen me makijazh të veçantë flokët e gjata me ngjyrë të zezë i kishte lëshuar teksa mbante një gjerdan ari në qafë.

Në profilin e saj zyrtar në Instagram, Kim ndau edhe një imazh nga afër derisa tregoi pjesën e gjoksit dhe korsetin që mbante veshur.

Ndryshe, ky xhirim i koleksioni të ri u realizua dje mirëpo nuk është zbuluar ende data e lansimit.