81 pacientë me koornavirus në Spitalin e Pejës

81 pacientë të prekur me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës. Dy nga këta pacientë janë me respirator (CPAP), 53 pacientë janë në oksigjeno-terapi, kurse nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar pesë pacientë, të cilët po trajtoheshin si pasojë e COVID-19.

“Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 225 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 16 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Poashtu u bë e ditur se së fundi janë kryer dy lindje në këtë spital.

Një lindje normale dhe një me prerje cezariane.

“Kanë lindur 2 foshnje, të dyja të gjinisë femërore.315 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,410 analiza, ndërsa janë kryer 11 operacione”.