Bebe Rexha flet sërish për fizikun: Më pëlqen të ha, çdo trup është i bukur

Bebe ka edhe një mesazh lidhur me format trupore.

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, shumë herë është komentuar lidhur me format truporet.

Ajo asnjëherë nuk ka hezitur të flasë me krenari lidhur me linjat trupore dhe këtë gjë e bëri edhe një herë.

Përmes një postimi, këngëtarja thotë se i pëlqen të hajë, bën ushtrimet dhe se çdo trup është i bukur.

“Sado që jam përpjekur të jem ylli i muzikës pop i dobët, si ato që jam rritur duke parë apo ato që shoh tani, nuk mund të duket se e bëj atë në një mënyrë që ndihet e natyrshme ose e shëndetshme. Më pëlqen të ha. Unë bëj ushtrime. Unë pi ujë. Unë bëj më të mirën time. Unë ndjek ritmin e trupit tim. Edhe pse bëhet e vështirë ndonjëherë i tregoj trupit dashurinë time. Çdo trup është i bukur”, ka shkruar ajo.