Klubi i Futbollit Ferizaj rrezikon shuarjen

Klubi i Futbollit Ferizaj, po rrezikon shuarjen.

Kjo u bë e ditur nëpërmjet një njoftimi nga ky klub.

Në njoftim thuhet se ky klub gjendet në vështirësi financiare.

“FC Ferizaj bojkoton stërvitjet dhe pritet edhe ndeshjet kampionale. Klubi ynë nga nesër ka vendosur të futet në bojkot, si shkak i gjendjes së rëndë financiare. Edhe përkundër që futbollistët kanë luajtur pa marrë asnjë pagë që disa muaj, dhe pa përkrahje nga askush prap ata po janë objekt i fyerjeve dhe ofendimeve nga të gjithë”.

Tutje theksohet se futbollistët që nga nesër do t’i bojkotojnë stërvitjet dhe ndeshjet kampionale në Ligën e Parë.

“Futbollistët kanë vendosur të hyjnë në bojkot, duke mos zhvilluar as stërvitjet por edhe as ndeshjet në ligën e parë. Ju bëjmë apel, tifogrupit Ujqit, dashamirëve të futbollit që nesër në ora 14;00 të jenë në stadion të solidarizohen me ne. Të gjithë së bashku ta shpëtojmë klubin e zemrës nga më e keqja, nga shuarja e klubit”.