Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, është i vetmi nga kjo parti që ka fituar ulëse në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.
Ai duke falënderuar votuesit, ka bërë thirrje për formimin e institucioneve, transmeton Klan Kosova.
“Pas certifikimit të zgjedhjeve falënderoj të gjithë votuesit e AKR-së, të cilët edhe këtë herë më dhanë mundësinë të jam zëri i tyre në Kuvend. Është një nder dhe përgjegjësi për mua”, ka thënë Pacolli.
“Kuvendi i Kosovës të fillojë punën sa më parë. I ftoj kolegët e mi deputet të respektojnë vullnetin e sovranit dhe të hapin rrugë për formimin e Qeverisë së re”.