Sot rreth orës 9 të mëngjesit policia është njoftuar për një veasje të dyfishtë.
Zëdhënsja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë për GazetaBlic se menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes.Ndërkaq, shton se në vendin e ngjarjes janë hasur dy trupa të pajetë.
“Rreth orës 09:00 policia ka pranuar informatën për dy persona të pajetë në lagjen Emshiri në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent.Në vendin e ngjarjes janë hasur dy trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor. Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ajo.
Bëhet e ditur se gjatë fillimit të ekzaminimit të vendngjarjes dyshohet se fillimisht është qëlluar njëri prej viktimave, ndërkohë që më pastaj është kryer vetëvrasje.
Burimet kanë thënë se afër viktima është gjendur edhe një armë zjarri.