Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik njofton se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, transmeton Gazeta Stop.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.