Antoine Griezmann mund të largohet nga Barcelona në fund të këtij edicioni. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, sulmuesi francez nuk ka bindur drejtuesit e klubit me paraqitjet e tij.
Madje edhe trajneri Ronald Koeman, nuk llogarit në shërbimet e Griezmannit.
29-vjeçari do të shitet gjatë verës në rast të ndonjë ofertë të lart. Këtë sezon sulmuesi francez ka shënuar 12 gola dhe 11 asistime në të gjitha garat.
Ai është pjesë e Barcelonës, që nga viti 2019 kur u transferua nga Atletico Madridi për 120 milionë euro.