10 mijë e 318 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Janë bërë 1 vit prej kur COVID-19 u shpall pandemi. Nga ajo kohë, edhe në Kosovë në vazhdimësi u rritën rastet e të infektuarve, të vdekurve e të shëruarve me koronavirus.

Numri total i rasteve aktive në Kosovë është 10.318.

Ndërkaq, numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 75.380 raste nga 345.064 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.682 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 63.380 raste.