Abdixhiku: Rënien e rezultatit të LDK-së e shtyu prishja e Qeverisë në kohë të pandemisë

Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nga prishja e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje në Qeverinë e kaluar, ky subjekt nuk do të duhej të vazhdonte që të qëndronte më në krye të ekzekutivit me parti të tjera.

Abdixhiku në Rubikon ka deklaruar se gabimet për rënien e rezultatit të LDK-së janë nga zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar.

“Gabimet për rënie të rezultatit kanë ndodhur nga 6 tetori e tutje, elektorati na kishte vendosur të dytin dhe tjetër çka është që ne nuk kemi ditur ta rrisim këtë rezultat. Hapat tjerë që kanë shtyrë drejt rënies se rezultatit janë prishja e Qeverisë në kohë të pandemisë, jo për fajin e LDK-së për më tepër për mënyrën e artikulimit të kësaj prishje dhe për vrapimin për ta marrë qeverinë menjëherë”.

“Nuk i fajësojë rrethanat që sollën deri te prishja, alternativa e jonë do të duhej të mos vazhdimi i marrjes së përgjegjësisë dhe marrjes së Qeverisë. U prishën relacionet dhe me zor nuk mund të shkosh tutje, pra kur një palë tjetër nuk dëshiron të bashkëpunojë me ty është kaq e thjeshtë, këtu përfundon gjithçka, ne investuam në një kohë të gjatë për bashkëpunimin, por dikur erdhëm në një pikë së s’mund të bashkëpunonim”.