Klube nga Franca, Belgjika e Polonia po e kërkojnë sulmuesin e Ballkanit, Mirlind Daku

Skuadra e Ballkanit po vazhdon shkëlqimin në Superligën e Kosovës, ku sot arriti fitoren ndaj Arbërisë me rezultatin 2-6.

Sipas Ismet Munishit, Kosova duhet t’i shijojë cilësitë e Mirlind Dakut, pasi sulmuesi i mirënjohur po kërkohet nga disa skuadra evropiane.

Skuadrat nga Franca, Belgjika dhe Polonia kanë shpehur interesim për “bomberin” e Ballkanit, gjithnjë sipas Munishit.

“Mirlind Daku ka oferta nga Belgjika dhe Franca. Ky është kampionati i fundit që do ta shohim Dakun në  Superligë”, tha fillimisht Munishi në emisionin Direkt me Drin Ejupin.

“Në Superiore janë klubet që po e kërkojnë, është edhe një ekip nga Polonia, por këto dyja m’u dokën shumë atraktive dhe interesante. Mirlindi mund ta vazhdoje karrierën edhe në Osijek, por me një pagë marramendëse dhe kushte tjera”, përfundoi ai.