16 të vdekur e 602 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 16 të vdekur nga COVID-19.

Po gjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar 602 raste të reja nga 3,077 teste të kryera dhe 761 të shëruar, përderisa janë kryer 22.693 vaksinime që nga fillimi i vaksinimit.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë, pasuar nga Korça.