Kandidati për deputet nga Aleanca Kosova e Re, Jetlir Zyberaj, ka këmbëngulur për një rinumërim të plotë të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Zybraj deklaroi se veç një rinumërim i plotë do i nxirrte në shesh manipuluesit e votave.
“Manipulimi në filan klasën në vendvotim pa u bërë me konsensusin e të gjithë anëtarëve pasi në fund të gjithë ata nënshkruajnë dhe përgjegjësinë e mbajnë të gjithë bashkë dhe pa konsensusin e plotë të të gjithë anëtarëve – komisionerëve të të gjitha partive nuk mund të bëhet asnjë manipulim i votave të kandidatëve”.
“Një rinumërim i plotë me shtimin e kapaciteteve numëruesve do të përfundonte për 10 ditë dhe do t’i evidentonte dhe do t’i nxirrte në shesh këta manipulues me të cilët do të merrej Policia e Prokuroria”.
Tutje Zyberaj thotë se veç një votë nëse është deformuar është krim i madh.
“Një votë me u deformu për një krimineli që numëron vota dhe paguhet nga buxheti i shtetit për të numëruar vota është krim i madh”, tha Zyberaj në klankosova.